Lexim sipas çështjeve
Mund të zgjidhni 1, 2 ose 3 çështje. Nëse pyetjet janë të ndryshme, numërohen si çështje më vete.

Tarot · Astrologji · Energy Healing · Celestial Forecast
Fortuna Major është një ftesë për të parë më qartë të tjerët, për të kuptuar më thellë veten dhe për t’u rilidhur me atë që je.

Leximet Tarot
Leximet Tarot sjellin qartësi për situata të ndryshme dhe për guximtarët hapin një bisedë më të thellë të brendshme.
Mund të zgjidhni 1, 2 ose 3 çështje. Nëse pyetjet janë të ndryshme, numërohen si çështje më vete.

Nuk më bën asnjë pyetje. Letrat zgjedhin vetë se çfarë ke më shumë nevojë të dëgjosh. Dashuri, karrierë dhe familje janë në qendër të këtij leximi.

Paketat e veçanta

Leximi i Dashurisë · 30–40 minuta
Ky lexim zbulon përmes tarot dhe kanalizimit dhe shkon përtej asaj që letrat mund të tregojnë. Është për ata që kërkojnë të vërtetën.
Ky nuk është thjesht një lexim dashurie, është një zbulesë shpirtërore.
Soul Mirroring Reading · 25–40 minuta
Ky lexim është ideal për ata që ndjejnë se jeta e tyre po merr një ndryshim rrënjësor, për ëndërrimtarët dhe guxuesit.
Është një lexim Tarot me një përzierje mes intuitës, Tarot dhe kanalizimit. Ky lexim reflekton botën tuaj të brendshme, çfarë është e fshehtë, çfarë po ndryshon dhe çfarë është gati për t’u shëruar.
Ky nuk është thjesht një lexim, është pasqyra e shpirtit tuaj!

Astrologjia Parashikuese
Nga pasaporta juaj yjore te ritmi i një muaji apo viti, çdo hartë ju fton të mësoni diçka.

Pasaporta jonë yjore!
Një hartë për të eksploruar veten, ndjenjat dhe marrëdhëniet me të tjerët. Ku janë talentet? Cilat janë sfidat? Cilat janë frikërat? Përse kam këto sfida? Nga më vijnë? Çfarë do të ndërtosh në këtë jetë? Kë do të dashurosh dhe pse? Po fëmijët e palindur? Kush janë ata? …Dhe jo vetëm kaq.
Spoiler: Nuk premton se do të bëhesh milioner brenda javës. 😅 Premton vetëm të të njohë me veten.

Një vit, i parë me sytë e qiellit!
Një vështrim i qartë në dashuri, familje, karrierë, njohje të reja, investime të rëndësishme etj.
Nëse jeni nga ata që duan të dinë: “Çfarë më pret këtë vit?”, kjo është pika ideale për të filluar. 😁

Muaji juaj, në një hartë.
Një vështrim i përgjithshëm i muajit që ju përzgjidhni. Një hartë gjithëpërfshirëse që ju tregon muajin që keni përpara.
Perfekte për ata që nuk bëjnë plane vetëm për fundjavën. 😂

Çfarë po thotë qielli tani?
Kur planetet ndryshojnë pozicionin në qiell, ndikojnë drejtpërdrejt në rrjedhën e jetës sonë. Ka vite me shumë sfida, ka vite me më shumë mundësi. Ka vite të fuqishme dhe ka vite më të qeta. Gjithçka që ndodh në qiell, pasqyrohet në realitetin tonë!
Yep! Weird sh*t… po kështu qenka krijuar Universi 🤔 Unë vetëm do ju përkthej çfarë po thotë 😅

Energy Healing
Kohët e fundit pjesa më e madhe e klientëve ose e personave të afërt më shprehin të njëjtin problem: “Kam shumë nevojë të marr një vendim të madh, por ndihem i/e bllokuar dhe s’di si të veproj!”
Kjo është një situatë shumë e shpeshtë, shqetësuese dhe mbi të gjitha shkakton ndjesi pafuqie mendore dhe emocionale.
Këto emocione të bllokuara, nuk sjellin vetëm vonesa, por edhe probleme të tjera. Shëndeti mendor lidhet ngushtë me shëndetin fizik dhe stresi afatgjatë mund të përkeqësojë problemet shëndetësore.
Pra, kemi të bëjmë me një faktor që ndikon jo vetëm mendjen, por edhe trupin.
E keqja është që duhet ta ndjejmë shpesh gjatë jetës këtë ndjesi. E mira? Mund ta kalojmë dhe shumë shpejt madje :)
Energy Healing, një paketë me tre modalitete, është mënyrë efikase, qetësuese dhe e shpejtë për të rifituar qetësinë emocionale dhe qartësinë mendore. Kjo paketë është efikase për problematika momentale, por edhe për ato të gjata në kohë.
Burim për formulimin shëndetësor: CDC ↗


Lexime kolektive · Tarot
Lexime energjetike mujore ose dyjavore për secilën shenjë, të interpretuara përmes Tarotit.
Së shpejti — Leximet e reja kolektive do të jenë të disponueshme online.
Lexime kolektive, jo të personalizuara.
Me çmim të përshtatshëm, që të gjithë të kenë mundësinë të bëhen pjesë e komunitetit të Fortuna Major.
Për një pasqyrë më të plotë, lexoni edhe shenjën e Hënës ose të Ashendentit.
Për interpretime të personalizuara dhe më të thelluara, zgjidhni një nga leximet personale të Tarotit ose Astrologjisë.
Rreth meje
Jam krijuesja e Fortuna Major, një hapësirë e lindur nga dashuria për astrologjinë, tarotin, simbolikën dhe gjithçka të brendshme.
Qasja ime bashkon intuitën me interpretimin e kujdesshëm. Me dashuri, përkujdesje dhe pa gjykim. Unë jam mikja juaj virtuale që interpreton yjet!

Pyetje të shpeshta
Një çështje është një situatë e vetme. Pyetjet që lidhen me të njëjtën situatë mund të përfshihen në një çështje ose jo, në varësi të çështjes. Nëse keni paqartësi në këtë pjesë, mjafton të më shkruani për të pasur një ide të qartë.
Leximin e merrni përmes një telefonate ose me një regjistrim audio. Shërbimet Standard realizohen brenda 5–7 ditësh, ndërsa shërbimet Express brenda disa orësh nga konfirmimi i pagesës. Leximet Standard dhe ato Express kanë ndryshim në pagesë dhe për këtë do të informoheni gjatë momentit që bëni porosinë.
Po. Informacioni, pyetjet dhe interpretimi juaj trajtohen me konfidencialitet dhe nuk publikohen pa pëlqimin tuaj.
Jo. Tarot, Astrologjia dhe Energy Healing ofrohen si mjete reflektimi dhe mirëqenieje. Ato nuk zëvendësojnë kujdesin mjekësor, psikologjik, ligjor apo financiar.
Pagesa mund të bëhet përmes të gjitha aplikacioneve bankare për personat që kanë llogari bankare shqiptare, si edhe përmes MoneyGram, Western Union ose Ria. Për personat që janë jashtë Shqipërisë, pagesa bëhet me MoneyGram, Western Union ose Ria.